Shkolla jonë funksionon edhe si një After School, e cila mundëson një ambjent të përsosur për fëmijët tuaj për argëtimin e tyre kurdoherë! Ambjenti gjendet në katin e tretë të shkollës së mesme jopublike “Njuton”. Ky ambjent përfshin kushtet më moderne dhe bashkëkohore me ndricim dhe ngrohje/ftohje. 

Ne ofrojme:

->Zonën e studimit për fëmijët parashkollorë 

->Zonën e studimit të gjuhës së huaj 

->Zonën e kuzhinës (ngrënies)

->Zonën Kompjuterike

->Zonën e studimit për nxënësit e klasës VI-IX

Rreth qendrës tonë After School :

Qendra është hapur për herë të parë këtë vit mësimor 2018-2019. Ne jemi të përqëndruar në zhvillimin e mësimit, argëtimit dhe përgatitjen e femijëve tuaj për arsimin. 

Synimi ynë është të krijojmë një vend të dashur dhe mbi të gjitha formues për fëmijët. Ofrojme nje ambient bashkekohor dhe komod per te gjithe grupmoshat e femijeve, duke u mundesuar atyre nje vend te pershtatshem per mesim dhe argetim ne te njejten kohe.

Ne ofrojmë:

  • Përgatitje mësimore për fëmijet parashkollor (5-6vjeç) dhe studim pas mësimi për nxënësit e ciklit 9-vjeçar (klasa I-IX).
  • Nje staf te pergjegjshem dhe te specializuar.
  • Garanci per kujdesin e femijeve tuaj si brezi i te ardhmes sone.
  • Mesimdhenie bashkekohore sipas grupmoshave.
  • Argetim dhe aktivitete per femijet.
  • Mundesi per shoqerimin  e femijeve tuaj nga shkolla ne qender dhe anasjelltas nga personeli i saj.
Të tjera rreth After School-it tonë:

Orari i studimit është 14:00-17:00, ndërkohë që ushqimi për fëmijët dhe nxënësit përgatitet i freskët cdo ditë dhe konsumohet në kuzhinën e saj. Survejimi i fëmijëve bëhet në një siguri të lartë me kamera . Stafi i specializuar do te mundesoje nje mesimdhenie bashkekohore per femijen tuaj. Ju garantojmë se do ta shihni qartë zhvillimin dhe formimin drejt një qytetari të denjë të fëmijës suaj. 

->Për më tepër ejani na vizitoni në qendrën tonë, ose na kontaktoni!