Si u krijua Shkolla Njuton?

I quajtur babai i shkencës moderne, Isak Njutoni revolucionarizoi kuptimin që   ne kemi për botën. Ai ishte një njeri i vërtetë i Rilindjes, me arritje në disa fusha, përfshirë astronominë, fizikën dhe matematikën.Njutoni na dha teori të reja për gravitetin, lëvizjet planetare dhe optikën. Ka qenë kjo arsyeja që ka shërbyer si frymëzim për të gjithë ata që e duan shkencën moderne,  shqiptarët, por dhe në veçanti për nxënësit dhe drejtuesit e shkollës sonë. Gjimnazi hapi dyert e tij për herë të pare në korrik të vitit 2007. Nxënësit vlerësohen në mënyrë të rregullt, pasi kjo pasqyrohet edhe në rezultatet e larta  të maturës shtetërore. Personaliteti dhe dinjiteti i nxënësit respektohet në nivelin më të lartë. Niveli dhe formimi shkencor apo qytetar i nxënësve matet kryesisht nga aftesitë që ata fitojnë. Plot 11 vite eksperiencë në arsim kanë  treguar zhvillim dhe përparim të studentëve të cdo moshe në lëndë dhe gjuhë të ndryshme. Cilësia në mësimdhënie bazohet në Stafin e Kualifikuar. Qendra është e licensuar dhe garanton dije të qëndrueshme për hapa të sigurtë në jetë!

[siteorigin_widget class=”WP_Widget_Media_Image”][/siteorigin_widget]
[siteorigin_widget class=”WP_Widget_Media_Image”][/siteorigin_widget]

Shkolla e mesme Jopublike Njuton

Shkolla jonë vjen me një performancë të re këtë vit shkollor. 

Skemë drejtimi ndryshe dhe një projekt të ri që përfshin:

->Staf të ri dhe të kualifikuar

->Laboratore dhe kabinete

->Ambjente sportive

->Mjete didaktike

 Objektivat e shkollës tonë janë të qarta:

Rikonstruktimi i shkollës nga ana e infrastrukturës dhe stafit pedagogjik do të angazhohet për një vit mësimor ndryshe.Procesi mësimor do të mbështetet në disa pika të rëndësishme që përfshijnë:

->Udhëzimet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për programet / tekstet mësimore të arsimit parauniversitar të vitit 2018-2019.

->Programin e Ministrisë për zhvillimin e Arsimit dhe Sportit

->Ne procesin e shtruar nga nga DART-I per fillimin e vitit shkollor

->Stafin pedagogjik të kualifikuar për zhvillimin e nxënësit në një nivel të lartë

->Në ushtrimin e rregullave të shkollës në një shkallë më të lartë .

[siteorigin_widget class=”WP_Widget_Media_Image”][/siteorigin_widget]
[siteorigin_widget class=”WP_Widget_Media_Image”][/siteorigin_widget]
Klasat tona

Klasa janë plot dritë dhe me ngrohje e ftohje, aspirim qëndror mundësojne realizimin e një mësimdhënieje në standarde të larta. Të gjitha klasat janë të pajisura me tabela ëhiteboard, ndërsa laboratorët me mjetet përkatëse. Këtë vit shkollor fillon një projekt i ri dhe me një skeme drejtimi ndryshe për klasat e X, XI dhe XII me kurrikulen shqiptare sipas tradites sonë.